Kërkohet paraburgim për dy mjekët e arrestuar, nën dyshime për ryshfet

Një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit, si të dyshuar për marrje ryshfeti. Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve H.B. dhe L.M., për shkak se të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit”.

Sipas një komunikate për media thuhet se bëhet fjalë për një kirurg dhe një anesteziolog të cilët kanë marrë ryshfet para operimit të një pacienteje.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtar, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj. Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një anesteziolog dhe një kirurg janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Gjilanit, si të dyshuar për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të autoriteteve, mjeku anesteziolog dyshohet se kishte kërkuar ryshfet në vlerë prej 100 eurosh, për të kryer një ndërhyrje.

Ndërkaq, mjeku kirurg dyshohet se lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore kishte marrë 330 euro ryshfet dhe kishte kërkuar edhe 200 euro shtesë.

Para arrestimit, hetuesit kishin bërë simulimin e veprës penale.

“Hetuesit kanë arritur të sigurojnë dëshmi gjatë dorëzimit të parave tek njëri i dyshuar”, thuhet në njoftim.

Të dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika