Kërkohet paraburgim për personin i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj një personi i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur

Prokuroria Themelore e Gjakovës-Informacioni





Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi i cili dyshohet se e ka dhunuar një vajzë të mitur.

Sipas prokurorisë, i pandehuri me inicialet E.N, “me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, të dëmtuarën e cila është e mitur”.

Prokuroria, më tej, ka dhënë detaje të tjera për ditën kur ka ndodhur rasti.

“Pasi paraprakisht kishin biseduar përmes rrjeteve sociale, takohen, dhe i pandehuri me automjetin e tij e merr të dëmtuarën dhe e dërgon te një parking, fillon ta prekë dhe ta puthë, e më pas e godet me shuplakë dhe me përdorim të forcës e pa pëlqimin e saj kryen marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, derisa e njëjta arrin që të dalë nga automjeti dhe të paraqetë rastin në polici”, thotë njoftimi.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika