Kërkohet paraburgim për tetë nga të arrestuarit në aksionin kundër kontrabandës me armë

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës të caktojë masën e paraburgimit për tetë persona të arrestuar një ditë më parë, nën dyshime për kontrabandë me armë.

Më 19 mars, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion në 21 lokacione në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq, ku arrestuan 16 persona dhe konfiskuan armë e municione.

Seanca lidhur me kërkesën e caktimit të masës së paraburgimit ka nisur në orën 13:00 në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Prokuroria ka njoftuar se për të dyshuarit, B.H, I.P dhe O.B, kërkon paraburgim pasi ara dyshohet se kanë kryer veprat penale “detyrim” dhe “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbimi, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

Ndërkaq, A.S, T.R, A.B, Sh.S dhe NR, po ashtu dyshohen për veprën që ka të bëjë me importin, eksportin, prodhimin e shitjen e paautorizuar të armëve.

Policia deklaroi se aksioni i 19 marsit u krye pas hetimeve disamujore.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se në mesin e të arrestuarve është dhe një zyrtar policor, i cili është pezulluar nga puna.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika