Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Parteshit, deklaroi të gjallë një të vdekur për pensionin në Zvicër

Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, i pandehuri S.S., duke keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës për të konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit për D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur.

Në këtë mënyrë, S.S. ka mundësuar që një tjetër person të përfitonte pensionin shtetëror zviceran, në vlerë prej 22.192 Frangash zvicerane.

Për këtë, i pandehuri është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe aktualisht gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika