Kërkohet privatësi gjatë rivarrimit të Liridonës nga Prokuroria

Nesër pritet të zhvarroset dhe rivarroset Liridona Ademaj në fshatin e saj të lindjes. Liridona dyshohet se u vra me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murselit. Ndërsa, Prokuroria bënë thirrje të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës me kerkesë të familjarëve të Liridonës

Kërkesa e Hajdar Ademaj dhe Zade Ademaj, prindërit e Lirdonës, që i kanë bërë Prokurorisë që t’ua mundësoj zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së bijës është aprovuar.

“Mund t’iu konfirmojmë se prokurorja e rastit ka aprovuar kërkesën e familjarëve të së ndjerës për zhvarrosjen dhe rivarrosjen e trupit në fshatin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore.

Ndër të tjera, Prokuroria bënë apel që të tregohet konsidertë karshi familjarëve të viktimës dhe të respektohet e drejta e privatësisë gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës, pasi sipas Prokurorisë kjo ka qenë kerkesë e familjes së viktimës drejtuar organeve kompetente.

“Gjithashtu, iu bëjmë apel që të tregoni konsideratë karshi familjarëve të viktimës, lidhur me shkrimet e publikuara ndaj kësaj çështjeje, kjo pasi ka qenë kërkesë e vetë familjarëve të viktimës tek organet e hetuesisë, meqenëse në këto çaste janë duke përjetuar momente të vështira dhe kërkojnë të respektohet e drejta e privatësisë edhe gjatë procedurës së rivarrimit të trupit të viktimës”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika