Për gati 10 muaj brenda kësaj gjykate është shqyrtuar Ligji për Këshillit Prokuroial të Kosovës, deri kur një ditë më parë Kushtetuesja e ka vlerësuar kundërkushtetues.
Gjykata ka gjetur një sërë shkeljesh në një sërë nenesh, të cilat i specifikon dhe bën me dije se si i tillë, ligji është i pavlefshëm në tërësi.
“Shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Aktgjykimi sqaron që në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, sistemi prokurorial është plotësisht i pavarur”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet pashmangshëm, veçse sipas tij, reforma në Këshillin Prokurorial është e domosdoshme.
“Kemi të bëjmë më një dështim të qeverisë për të përpiluar një ligj që i plotëson kërkesat kushtetuese, dhe përmes këtij ligji ta bëjë reformën e Këshillit Prokurorioal të Kosovës. I takon Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit që ta bindë Gjykatën Kushtetuese se në rastin konkret ka rrethana të veçanta që e arsyetojnë reformën në KPK. Mos të harrojmë se krahas vettingut reforma në KPK është më e madhhja në sistemin e drejtësisë”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Gzim Shala, IKD.
Nga ana tjetër avokati Anton Nrecaj thotë se konstatimi që Ligji i KPK-së ka shkelur kushtetutën, nuk duhet të sjellë asgjë tjetër përveç respektim të plotë të vendimit të Kushtetueses.
“Konsiderohet që nga qeveria ka tendencë për të ndërhyrë, në sistemin e drejtësisë, në njëfarë forme e cënon rendin juridik dhe kushtetues, Nga ana tjetër sot e pamë edhe një deklaratë të minsitres Haxhiu që një vendim I tillë është I papranueshëm dhe nuk do ta respektojmë, këto tendenca të politikave ditore dhe ministrja duhet ta ketë të kjartë se vendimet e Ghjykateës ksuhtetuese janë alfa dhe omega e funksiononimit të rendit juridik dhe kushtetues në vend”, ka sqaruar Anton Nrecaj, Avokat.
Përndryshe në Gjykatën Kushtetuese vazhdon të qëndrojë e trajtohet Ligji për Byronë Shtetërore të konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, i kontestuar gjithashtu nga Partia Demokratike të Kosovës.