Kërkohet shtimi i orëve të edukatës fizike në të gjitha nivelet e arsimit

Në një seancë të fundit të Komisionit për Arsim, përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit Fizik kanë bërë thirrje për shtimin e orëve për lëndën e edukatës fizike në shkollat e Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin fizik dhe mendor të nxënësve

Pamje nga mbledhja e Komisionit për Arsim.

Në seancën e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, është trajtuar çështja e edukimit fizik në shkollat e të gjitha niveleve.

Përfaqësuesit e Fakultetit të Edukimit Fizik shprehën nevojën për një shtim të orëve për këtë lëndë.

Ata theksuan se kjo do të kishte një impakt pozitiv në shëndetin fizik dhe mendor të nxënësve.

Aktualisht, numri i orëve për edukim fizik është 2 në javë, ndërsa, sipas tyre, në Kroaci është 5 orë në javë.

Mes të tjerash, përfaqësuesit theksuan se ky ndryshim do të kontribuonte në luftën kundër obezitetit tek fëmijët dhe do të adresonte problemet shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e aktivitetit fizik dhe përdorimi i tepërt i teknologjisë.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk ka qenë pjesëmarrëse në këtë mbledhje të Komisionit.

Më parë, ministrja Nagavci kishte paralajmëruar një raportim në lidhje me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika