Kërkohet suspendimi i një polici pas përfshirjes në një rrahje në Ranillug 

Inspekrorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, që u përfshi në një rrahje në komunën e Ranillugut. Ai ishte jashtë detyrës zyrtare kur u përlesh me një qytetarë, derisa që të dy pësuan lëndime

Përfshirja në një rrahje në një lokal në Ranillug, një pjestari të Policisë së Kosovës i kushtoi me suspendim nga puna.

Fillimisht në raportin e policisë së Kosovës, u raportua si lëndim i rëndë trupor, ku edhe tregohej se dy persona kanë marr trajtim mjekësor.

Aty u tha se pasi njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se njëri nga të përfshirët në rrahje është zyrtar policor.


“Ranillukë /16.11.2024-02:20. Pas marrjes së një informate se dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e një rrahje, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë kuptuar se të involvuarit në këtë rast ishin dy të dyshuarit meshkuj/k, (njëri nga ta pjesëtarë i PK-së), ku që të dy kishin lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë. Lidhur me rastin është njoftuar IPK-ja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Më shumë detaje për rastin ofroi Inspektorati policor i Kosovës, të cilët thanë se edhe kanë rekomanduar suspendimin e zyratrit policor.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug. Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur nje rrahje në mes të dy personave  (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte  jashtë detyrës zyrtare ). Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja. Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”.

Të dy personat e përfshirë në incident i përkasin nacionalitetit serb.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika