Kërkohet vazhdim i masës së paraburgimit për personin që dyshohet që sulmoi seksualisht një fëmijë 6-vjeçar

Është kërkuar vazhdim i masës së paraburgimit për personin i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”, ndaj një fëmije 6-vjeçar në Prishtinë

Pamje nga momenti i arrestimi të dyshuarit për ngacmimi seksual ndaj të miturës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdim të paraburgimit ndaj H.M., i cili dyshohet për veprën penale “Sulm seksual”, ndaj një 6-vjeçareje në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Me 23.08.2022, prokurori i rastit ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e paraburgimit të personit me inicalet H.M., në drejtim të veprës penale “Sulmi seksual”, nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Ngjarja kishte ndodhur në Prishtinë, të mërkurën e 27 korrikut.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 29 korrik kishte bërë të ditur se të pandehurit H.M i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçareje, i është vënë masa e paraburgimit prej një muaji.

Vetëm të mërkurën e 27 korrikut të vitit 2022, ishin raportuar tri raste të sulmeve seksuale ndaj të miturve. Prishtina, Obiliqi dhe Mitrovica, janë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet.

Për njërin nga këto raste, i ndodhur në kryeqytet, Portali Dukagjini ka siguruar dëshmi, derisa dëshmitarët (një nga të cilët – nëna e viktimës), konfrontohen me të dyshuarin.

Siç është mësuar nga burimet e portalit, personi i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur (6-vjeçare), është mbi 50 vjeç, dhe është pronar i një marketi në një lagje të Prishtinës.

Po ashtu, edhe viktima është banore e asaj lagjeje.

Sipas burimeve, dy dëshmitarë, teksa kanë hyrë spontanisht në dyqanin e të dyshuarit, e kanë parë atë derisa abuzonte seksualisht me të miturën.

Në pamjet e siguruara nga Portali Dukagjini, shihen një grup qytetarësh teksa e ndalojnë atë ta kryejë veprën penale.

Ky rast i parandalimit, sipas Behgjet Shalës që drejton Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, është i rrallë.

“Realisht rrethi i ngushtë kryesisht i njeh ata persona, sepse kemi raste kur këta persona bëjnë abuzime në familje, në rrethin familjar, sepse nuk dalin jashtë atij rrethi, mirëpo nëse ky person del jashtë atij rrethi ku nuk banon dhe nuk e njohin, e ka shumë më vështirë që të identifikohet dhe e ka shumë më lehtë ta shtyjë përpara qëllimin e tij”, ka thënë Behgjet Shala nga KMDLNJ.

Parandalimin e rasteve të tilla e konsideron të vështirë edhe avokati Asdren Hoxha.

“Për shembull, Task-Forca apo edhe njësia e specializuar për hetimin e fenomeneve të ndryshme krijohet vetëm atëherë kur vihet në rrezik siguria e shtetit, që bëhet fjalë, shembull, për veprat penale të terrorizmit apo veprat penale të korrupsionit që përbëjnë rrezik për prosperitetin e shtetit, por jo edhe për veprat penale të natyrës së tillë, të cilat janë vepra penale që kryhen nga persona që vështirë mund të identifikohen nga shoqëria”, ka thënë Asdren Hoxha – Avokat.

Veprime të tilla të ngacmimeve seksuale ndaj të miturve, Shala thotë se kryesisht kryhen nga një kategori e njerëzve.

Sulmohet seksualisht një fëmijë gjashtëvjeçar në Prishtinë – qytetarët përballen me të dyshuarin (VIDEO)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika