Kervan: Kam kërkuar nga Qeveria që t’i ofrojë ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik

Deputeti nga grupi parlamentar multietnik, Enis Kervan, ka njoftuar se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë fonde dhe t'i ofrojë ndihmë njerëzore Turqisë pas tërmetit tragjik që la të vdekur deri më tani mbi 1500 persona

Enis Kervan, deputet i Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar multietnik

Kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë – Turqi, Enis Kervan ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit do t’i drejtohet Qeverisë me kërkesën për të ndarë fonde dhe për t’i ofruar ndihmë njerëzore Turqisë pas tërmetit tragjik.

Në një prononcim në emisionin “Magazina” të Radio Dukagjini ai ka thënë se kjo vjen pas kërkesës së tij për të ndihmuar familjet e prekura pas tërmetit që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

“Kemi ndarë dhimbjen duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, ka ende fëmijë që kanë mbetur nën rrënoja, ende mund të vazhdojnë tërmetet, shpresojmë që të mos ketë rritje të numrit”, ka deklaruar Kervan.

Deputeti nga grupi parlamentar multietnik shpreson që të mos ketë rritje të numrit të viktimave, i cili deri më tash ka arritur mbi 1500.

“Temperaturat e ulëta janë duke e keqësuar situatën, në anën tjetër ka pritje që ka me u rritë numri, shpresojmë të mos rritet”, ka vijuar ai.

Deri më tani më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë herët të hënën, duke plagosur mijëra të tjerë në të dy vendet.

Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 1.500 të vdekur

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika