“Kërveshi Partners Law Firm” mbulon 100% bursën për ushtarin e FSK-së për dizajn grafik

“Kërveshi & Partners Law Firm” ka mbuluar 100% bursën për ushtarin e FSK-së, Leartin në trajnimin dy mujor të Dizajnit Grafik dhe Dizajnit me AI.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra e Inovacionit në Kosovë përmes një postimi në “Facebook”, ku ka shkruar se Learti i cili është pjesë e FSK-së është bursisti më i ri i programeve të trajnimit dhe zhvillimeve profesionale të kësaj qendre.

“Learti, ushtari i Kosovës, është bursisti më i ri i programeve tona të trajnimit dhe zhvillimit profesional. Learti sapo ka filluar trajnimin 2-mujor të Dizajnit Grafik & Dizajnit me AI.
Bursa është mbuluar 100% nga Kërveshi & Partners Law Firm, përfaqësuar nga z. Kujtim Kërveshi, të cilët i falënderojmë shumë!”, thuhet në njoftimin e ICK-së.

“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës në të gjitha programet tona është pa pagesë, si pjesë bashkëpunimit tonë me Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës. Leartit i dëshirojmë suksese dhe çaste të mira me klasën”, thuhet në njoftim..

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika