KESCO me thirrje për konsumatorët, u thotë të lidhin kontratat e furnizimit me kompaninë

"Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët. KESCO ka filluar takimet dhe vizitat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për ti përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat”, ka njoftuar KESCO

Ilustrim

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) u ka bërë thirrje konsumatorëve që furnizohen me energji elektrike nga KESCO që të lidhin ose rinovojnë kontratën e furnizimit me kompaninë.

KESCO u ka apeluar qytetarëve që të paraqiten pranë zyrave të saj, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces.

“Rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët. KESCO ka filluar takimet dhe vizitat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për ti përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat”, ka njoftuar KESCO.

Ndërsa, në njoftim të KESCO-s tutje thuhet se në rast se këtë procedurë nuk e kryejnë brenda dy javësh prej kur janë informuar, konsumatorët mund të shkyçen nga rrjeti elektrik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika