KESCO zgjat afatin për dëshmitë deri më 7 prill, por “hapja e tregut” nuk shtyhet

Në kuadër të procesit për “hapjen e tregut”, KESCO ka zgjatur deri më 7 prill afatin për paraqitjen e dëshmive për numrin e punëtorëve dhe qarkullimin vjetor. Por, kjo nuk është përmbushje e kërkesës së bizneseve, pasi, nëse s’ka vendim ndryshe, 1 qershori mbetet data kur ato me më shumë se 50 punëtorë dhe 10 milionë euro qarkullim vjetor do të dalin për të blerë energji në tregun e hapur

Interesimi i ulët i konsumatorëve komercialë për të paraqitur dëshmitë për numrin e punëtorëve dhe qarkullimin vjetor – në kuadër të procesit të hapjes së tregut – shtyu KESCO-n që të zgjasë afatin deri më 7 prill.

Më pak se 1% e rreth 100 mijë konsumatorëve komercialë në kuadër të Shërbimit Universal dorëzuan në KESCO të dhënat e nxjerra në Administratën Tatimore, për dy javë – prej kur u dha njoftimi për liberalizimin e tregut.

“Ky vendim është marrë në bashkëpunim me ZRrE-në dhe ATK-në, pas fluksit të madh dhe kërkesave të shumta nga bizneset për të sjellë dokumentacionin e nevojshëm, i cili është i domosdoshëm për të vazhduar furnizimin me tarifa të rregulluara”.KESCO

Për të vazhduar me tarifat e rregulluara, certifikatën e biznesit me numrin unik dhe shifrën e konsumatorit të energjisë elektrike, janë të obliguara t’i paraqesin – në mënyrë elektronike ose fizikisht – edhe bizneset e vogla.

“Obligimin për t’i sjellë këto dëshmi e kanë të gjitha bizneset e vogla që kanë më pak se 50 punëtorë  dhe kanë më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor”.KESCO

Sidoqoftë, zgjatja e afatit për gati dy javë e gjysmë nuk nsnkupton përmbushje të kërkesës së bizneseve që insistojnë për shtyrje të hapjes së tregut për një vit, me qëllim të pasjes kohë për sigurimin e kontratave më të favorshme për furnizim.

Nëse Zyra e Rregullatorit nuk vendos ndryshe, bizneset me më shumë se 50 punëtorë ose me më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor, nga 1 Qershori do të detyrohen të gjejnë furnizues të ri në tregun e hapur ose bursa.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika