“Këshillat e ndërkombëtarëve” Rexhaj: Qeveritë e kaluara dëgjues të mirë – rezultati, Thaçi në Hagë e LDK në opozitë

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka vlerësuar se veprimet e qeverive të kaluara në aspektin ndërkombëtar, nëse do të kishin pasur sukses duke qenë dëgjues të rregullt, sipas tij, ish-presidenti Hashim Thaçi nuk do të ishte në Hagë dhe në LDK nuk do të hiqej nga pushteti

Arber Rexhaj, deputet i VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, teksa ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe rolin e Amerikës në vend, ka hedhur poshtë akuzat për antiamerikanizëm dhe ka theksuar se në thelb, të gjithë anëtarët e LVV-së janë proamerikanë.

Ai ka përmendur se ka pasur kërkesa që janë pranuar dhe kërkesa të tjera që nuk janë pranuar nga SHBA-ja. Duke shtuar se nëse qeveritë e kaluara të Kosovës do të ishin më të suksesshme në nivel ndërkombëtar duke qenë vetëm dëgjues të mirë sipas tij, presidenti i mëparshëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të ishte në gjyq në Hagë.

“Në asnjë formë, në gjenezën tonë jemi të gjithë proamerikan. Përgjatë 20 viteve të qeverisjes, nuk ka pasur as mendim as kundërshtim të ndonjë këshille, as mospajtime. Prandaj kur vendosesh në këtë pozicion të tillë mund të dukesh edhe radikal, mund të dukesh edhe nga pak kokëfortë, por ne përgjigjen e drejtpërdrejtë në asnjë formë. Pse me kanë anti-amerikan? Kosova zhvillon ekonomi me Iranin, Kinën, Rusinë, a kemi marrëdhënie me ta apo shkelim rregulla ndërkombëtare. Ka kërkesa që i kemi dëgjuar më parë, ka kërkesa që nuk i kemi dëgjuar, ka kërkesa që jemi pajtuar, ka kërkesa që nuk jemi pajtuar”, është shprehur Rexhaj në Debat Plus.

Rexhaj ka shtuar se veprimet e qeverive të kaluara kanë bërë që qytetarët e Kosovës të largojnë nga pushteti partinë tjetër, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

“Në këtë aspekt sikur të kishin pasur sukses në aspektin ndërkombëtar qeveritë e kaluara duke qenë vetëm dëgjues të mirë, sot Hashim Thaçi nuk do të ishte në Hagë, dhe mendoj që kurrë qytetari i Kosovës nuk do ta kishte larguar LDK-në nga pushteti”, ka deklaruar ai.

Rexhaj ka vënë në pah faktin se Kosova zhvillon marrëdhënie ekonomike edhe me vende të tjera si Irani, Kina dhe Rusia, por kjo sipas tij, nuk do të thotë se Kosova është antiamerikane ose shkel rregullat ndërkombëtare.

Deputeti i LVV-së ka përmendur dy rrugë që aktualisht po ndiqen nga kryeministri Kurti në Kosovë; shtrirja e sovranitetit dhe zbatimin e ligjit në veri të vendit, dhe përpjekjet për të mos e lënë veriun në duart e forcave serbe.

“Janë dy rrugë është rruga që po ndjek Kurti si kryeministër i vendit së bashku me Qeverinë, shtrimi i sovranitetit dhe ligjshmëria në veri, se kthimi 20 vjet pas te Radojçiqi e te Lista Sërpska. E që fatkeqësisht nuk e ka pasur në kontroll vetëm veriun por edhe Prishtinën”, ka deklaruar Rexhaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika