Këshilli Drejtues i UP-së shkelë Ligjin e punës dhe atë për festa zyrtare

Këshilli drejtues i UP-së po dyshohet që ka shkelur dy ligje pasi që të njëjtit, sipas një vendimi kanë detyruar profesorët e këtij institucioni që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës

Në bazë të rregullores së Universitetit të Prishtinës, profesorët e këtij institucioni janë të detyruar që ditët e pushimit nga festat zyrtare t’i kompensojnë në mënyrë që ta arrijnë normën e pagës.

Rrjedhimisht, ky akt nënligjor është në kundërshtim me ligjin për festa zyrtare pasi që  paragrafi 3.1 i këtij ligji, përcakton që “Ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji janë ditë të lira me pagesë”.

Kjo rregullore nuk është në harmoni as me Ligjin e punës, sipas të cilit, i punësuari ka të drejtë për kompensim në pagë gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet.

Për këtë dekanati i Fakultetit Filozofik ka dërguar ankesë në Këshillin Drejtues të UP-së.

E pavarësisht kërkesës të njëjtit vetëm kishin kërkuar që akti nënligjor të respektohet.

Juristët specifikojnë mosharmonizimin e ligjeve bazë me aktin nënligjor në këtë rast të Këshillit Drejtues.

Asdren Bytyqi, avokat ka thënë se “Kjo është në kundërshtim edhe me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar në ligjin e procedurës të përgjithshme administrative sepse aktet administrative duhet të jenë gjithmonë në harmoni me aktet më të larta, me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi e në këtë rast ato nuk janë në harmoni dhe janë në dispërputhje dhe shkelje të qartë të kësaj dispozite”.

E përfaqësuesi i profesorëve nga SBASHK thotë se këtu preken edhe studentët.

Rrahman Jasharaj nga SBAShK-u ka thënë se Është shkelje ndaj punëtorëve të arsimit e pos tyre edhe studentëve pasi që ata ndonjëherë mjaftohen me nga një ligjeratë në ditë e lë më ti bëhen edhe më shumë brenda ditës”.

Në muajin në vazhdim dhe në maj, janë gjithsej 6 ditë pushimi, të cilat bijnë edhe në fundjavë, por bazuar në Ligj, pushohet në ditën e ardhshme të punës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika