Këshilli i Prindërve deklarohet kundër kompensimit të orëve mësimore gjatë të shtunave

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka deklaruar se është kundër kompensimit të orëve mësimore gjatë të shtunave, duke thënë se "dhjetëra mijëra fëmijë në gjithë Kosovën gjatë fundjavave marrin pjesë në aktivitete e gara të ndryshme sportive e të artit" dhe se kjo mund t'i dëmtojë nxënësit

FOTO ILUSTRUESE





Të premten e 7 tetorit nga Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë deklaruar se janë kundër kompensimit të orëve mësimore të shtunave, sepse siç kanë potencuar ata “prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura”, prandaj as nuk kanë përse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar ato.

“Me shumicë absolute janë kundër zhvillimit të mësimit të shtunave – për kompensimin e orëve të humbura nga greva. Shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë”, thuhet në njoftimin e Këshillit në Facebook.

Këshilli i Prindërve, ndër të tjera, ka thënë se mësimi të shtunave jo vetëm që nuk i shërben kompensimit të orëve, por e dëmton edhe procesin mësimor për ditët e tjera të javës për shkak të lodhjes dhe mërzitjes së fëmijëve.

“Këtu duhet shtuar edhe faktin shumë të rëndësishëm që me dhjetëra mijëra fëmijë në gjithë Kosovën gjatë fundjavave marrin pjesë në aktivitete e gara të ndryshme sportive e të artit, për çka Ministria e Arsimit, por edhe ajo e Kulturës dhe Sportit, duhet të kishin pasur konsideratë të veçantë”.

Sipas njoftimit të Këshillit, theksohet se kompensimi i orëve të humbura do të duhej të ishte deleguar në nivel të shkollave, meqë shumica e shkollave në Kosovë nuk e kanë problemin e mbingarkesës me nxënës dhe kompensimi mund të ishte bërë gjatë ditëve të javës.

“Këshillat drejtues të shkollave do të duhej ta informonin Ministrinë e Arsimit (me qëllim mbikëqyrjeje) për planin e kompensimit (sikurse ka ndodhur me Task Forcat gjatë pandemisë për dy vjet e gjysmë)”.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.

Duke u bazuar në këtë vendim, ditët e humbura gjatë grevës njëmuajshe do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023.

Po ashtu, MASHTI ka propozuar pagesë avancë për mësimdhënësit që i zëvendësojnë orët e humbura.

“MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe do të mbarojë më 03.02.2023”.

Lidhur me këtë vendim, Jasharaj për portali Dukagjini ka thënë se MASHTI nuk ka të drejtë të lëshojë vendime të njëanshme.

Sipas tij, Qeveria duhet t’i procedojë pagat e më pastaj të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

“Ministrja Nagavci fillimisht është dashur të angazhohet që të procesohen pagat e më pastaj të ulemi dhe të bisedojmë pasi sipas kontratës kolektive të nënshkruar midis SBASHK-ut dhe MASHT-it, procesohet qartë dhe thuhet se orët e humbura në grevë nuk duhet të kompensohen, ndërsa orët e humbura siç është rasti i COVID-it do të kompensohen, dhe ky nen thotë se kjo ndryshon në marrëveshje dypalëshe. MASHTI nuk ka të drejtë të lëshojë vendime të njëanshme”, shtoi ai.

“Pra kjo duhet të bëhet me vullnetin e dyanshëm, por jo t’i thirrin në takim edhe Këshillin e Prindërve që kanë reaguar së fundi që edhe ata janë shprehur kundër angazhimit për kompensimin e orëve të humbura, shumë më lehtë është të bisedohet për këtë pasi të bëhet procedimi i pagave për muajin shtator në sektorin e arsimit”.

Ndërkaq, procesi mësimor në shkollat e Kosovës ka filluar më tre tetor por që pagat për mësimdhënësit të cilët kanë qenë në grevë në muajin shtator ende nuk janë ekzekutuar nga Qeveria.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika