Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” sot mban protestë

Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë do të mbajë protestë sot nga ora 12:30

Shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë

Këshilli i prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë do të mbajë protestë sot nga ora 12:30.

Arsyeja e protestimit nga Këshilli i Prindërve në ShFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë është çështja e ndërrimit të orarit mësimor në gjysmëvjetorin e dytë.

Mësimi nuk po vijon për shkak të ndryshimit të orarit dhe kalimit në ndërrimin e tretë.

Dhe si pasojë e këtij ndryshimi, Këshilli i Prindërve ka thënë se “Kjo iu ka shkaktuar shumë probleme si nxënësve e po ashtu edhe prindërve pasi nxënësit në fillim viti kanë rregulluar oraret e kurseve dhe aktiviteteve të ndryshme edukative jashtë shkollës, orarin e kombibusëve respektivisht edhe orarin e punës të prindërve me sjelljen dhe marrjen e nxënësve nga shkolla. E tani si pasojë e ndërrimit të orarit, shumë nxënës mbesin jashtë kurseve dhe aktiviteteve që ndiqnin më parë”.

“Pavarësisht raportimeve tuaja të vlerësuara në lidhje me kundërshtimet tona si prindër ndaj vendimit antiligjor të drejtorit të shkollës ne fjalë për ndërrimin e orarit në mes të vitit dhe crregullimin total të aktiviteteve edukative të fëmijëve, pavarësisht gjetjeve antiligjore dhe rekomandimeve të Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit pas inspektimit në drejtorinë e shkollës dhe rekomandimit qe mësimi te fillojë me orarin e fillimvitit, dhe pavarësisht pranimit nga DKA se ka ndodhur një shkelje ligjore nga ana e drejtorit, drejtori i shkollës në fjalë z. Sadri Emini, vazhdon të injorojë çështjen duke pamundësuar vijimin e mësimit që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, duke mbajtur një vendim të kundërligjshëm për ndryshimin e orarit dhe duke dëmtuar rëndë fëmijët tonë, nxënësit e klasave të 5-ta”, thuhet në njoftimin e Këshillit të prindërve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika