Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ai e ka anuluar vizitën tij të planifikuar për këtë javë në Ballkan Perëndimor.
Chollet ka shkruar se arsyeja e anulimit të vizitës është se ai ka dalë pozitiv me Covid.
I regret that I will have to postpone my trip to the Balkans and Brussels due to a positive COVID test. I will remain engaged in all of the issues in the Balkans region and look forward to making the trip early next year.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) December 12, 2022
“Më vjen keq që do të më duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe Bruksel, për shkak të një testi pozitiv për COVID”, ka shkruar Chollet.
“Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres të bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, ka përfunduar ai.