Këshilltarët e Macron dhe Scholz i propozuan Vuçiq-it një kornizë të re për dialogun

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se përgjatë bisedës, me këshilltarët e Presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, atij i është ofruar një propozim nga të dërguarit e BE-së për bisedimet në Bruksel për një kornizë të re, e cila do të çojë në zgjidhjen përfundimtare të të gjitha çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me Kosovën

Emmanuel Bonne, këshilltari kryesor në politikën e jashtme i presidentit francez, , i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ens Plotner - këshilltari kryesor në politikën e jashtme i kancelarit gjerman

Aleksandër Vuçiq, si zakonisht pas çdo takimi me ndërkombëtarët e ku filtet për Kosovën, e cilëson si shumë të vështirë.

Njëjtë ndodhi edhe me takimin e së premtes ku Vuçiq, priti Miroslav Lajçakun bashkë me dy këshilltarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, të cilët paraprakisht qëndruan në Kosovë.

Presidenti serb tha se atij iu prezantua një kornizë e re e dialogut për të arritur tek një zgjidhje e shpejtë e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve, ato po i vlerëson si propozime pozitive, njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku.

Arbnor Sadiku, analist ka thënë se “Prej agresioni rus në Ukrainë, BE-ja është zgjuar nga gjumi dhe synon integrimin më të shpejt të Ballkanit Perendimor për brenda BE-së, njokohësisht duke zgjedhur e Kosovës dhe Serbisë kjo do të ishte në interesin jo vetëm të BE-së por edhe dy shteteve që janë në mosmarrëveshje”.

Njohës i çështjeve politike, Arbnor Sadiku

Se duhet insistuar për një zgjidhje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po e thotë  edhe ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Isa Mustafa, ish-kryeministër ka thënë se “Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftëse tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend. Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale”.

Të premten që lamë pas kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Nga aty është thënë se është diskutuar për ta sjellë një dinamikë më të madhe në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika