Klisman Kadiu këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimit, ka reaguar pas raportimit të mediave edhe ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit për keqcitimi të Bislimit.
“Mediumet të cilat po e raportojnë këtë deklaratë, e gjithashtu dhe deputeti në fjalë, po e keqcitojnë deklarimin e zëvendëskryeministrit Bislimi”, ka shkruar në Facebook Kadiu.
“Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet. Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?! Ose e zbaton ligjin, ose e dëgjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, ka deklaruar Hoti.
Por sipas Kadiut “në intervistën e sotshme, ai ka thënë se është dërguar një shkresë, por jo një e tillë që përmban 20 modalitete”.
Më tej këshilltari Beslimit e ka publikuar deklarimi i saktë dhe i plotë të shefit të tij.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se kanë dërguar shkresë tek Miroslav Lajcak për çështjen e targave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se i ka dërguar shkresë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për çështjen e targave që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim.
Bislimi, nuk dha detaje për përmbajtjen e kësaj shkrese, duke thënë se kjo do ta dëmtonte procesin apo një dalje të mundhsme nga kriza.
Bislimi, në Tëvë1, tha se pjese e diskutimit janë rreth 20 modalitete.
“Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Strategjikisht do të ishte gabim i madh nëse dalim e flasim për elemente të një procesi ende pa përfundu procesi është amatorizëm i madh nëse themi, [Jemi duke e kërku këtë por BE po na e ofron këtë]. Modalitetet janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, ka thënë Bislimi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, tha se Bashkimi Evropian është i interesuar të mos ketë tensione në veri të Kosovës derisa shtoi se ata nuk e kontestojnë të drejtën e Kosovës për t’i konvertuar targat ilegale në ato legale.
BE, sipas Bislimit është e brengosur apo siç ka thënë e “e ushqyer nga manipulimet dhe dezinformatat që përmes targave qeveria e Kosovës, po tenton të bëjë presion mbi ta”.