Këshilltari i Bislimit: Gënjeshtrat e Vuçiqit çuditërisht po i beson vetëm faktori ndërkombëtar

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se gënjeshtrat e presidentit serb për çudi po vazhdon t’i besojë faktori ndërkombëtar

Klisman Kadiu

Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është vetë ai që po i ekspozon “gënjeshtrat” përmes kundërthënieve të tij.

Në një postim në Facebook, Kadiu thotë se për habi Vuçiqit po vazhdon t’i besojë faktori ndërkombëtar.

“Vuçiq javën e kaluar në CNN: “Unë nuk i kontrolloj dhe ndikoj bandat dhe serbët në veri, por e di që ata veprojnë për interesat e shtetit të Serbisë” Escobar dje: “Vuçiq premtoi se do të ndikojë tek serbët në veri që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme”. Tash, a i kontrollon apo nuk i kontrollon? A ka ndikim apo nuk ka ndikim? Pse flet me kaq siguri per sjelljen e serbëve Vuçiq, kur sipas fjalëve të tij nuk i kontrollon ata? Ku e merr këtë guxim për të dhënë siguri veç një javë më vonë tek ndërkombëtarët? Përgjigja është e thjeshtë: rrenat e Vuçiqit, po i ekspozon vetë Vuçiqi. Përmes kundërthënieve të tij. Çuditërisht vetëm për faktorin ndërkombëtar është i besueshëm”, shkroi ai.

Sipas Kadiut, presidentit të Serbisë po i intereson ruajtja e status quo-së, kaosi, e tentativat e panumërta për destabilizimin e Kosovës.

“Atij i pengon progresi i vendit tonë, i pengojnë marrëveshjet e mëhershme dhe të tashme që duhet t’i implementojë, i pengon shteti i Kosovës. Sepse siç ka thënë dhe ai vetë në 2018, “nuk e kam ndërmend ta dorëzoj veriun e Kosovës”. E kështu pra thoshte në 2018 ky person, që në CNN thotë se “nuk i kontrollon bandat në veri”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika