Këshilltari i DASH, Chollet: Nuk është koha e duhur për zgjedhje

Kosova është një demokraci shumëetnike, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet


Këshilltari i lartë i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(DASH), Derek Chollet, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës duhet të shtyhen për arsye të sigurisë.

“Ne e kemi shprehur qartë se mendojmë se nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh brishtësinë e situatës në këto momente”, ka deklaruar Chollet.

“Vetëm 24 orët e fundit kemi parë veprime të dhunshme, është një kohë shumë e tensionuar dhe duam të sigurohemi që ekzistojnë kushtet e duhura që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme. Kosova është një demokraci shumëetnike, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Më tej diplomati amerikan ka thënë se ShBA-ja është krenare që ka arritur ta bëjë vendosjen e demokracisë në Kosovë në 20 vjetët e fundit.

“Ne duam të vazhdojmë të punojmë për ta mbështetur dhe mbrojtur atë. Prandaj, ne sugjerojmë me respekt, që këto zgjedhje të shtyhen, derisa të vijë koha e duhur kur mund të mbahen, pa nxitur më shumë paqëndrueshmëri dhe dhunë”, ka përfunduar Chollet për Zërin e Amerikës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika