Këshilltari i Kurtit: Çitaku ishte gëzuar kur ishte nënshkruar “Zajednica” më 2013

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është gëzuar kur është nënshkruar marrëveshja për Asociacionin në vitin 2013

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti dhe nënkryetarja e PDK-se Vlora Çitaku

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila e ka kritikuar Kurtin për marrëveshjen e planit evropian.

Zulfaj ka thënë se Çitaku ishte gëzuar kur ishte nënshkruar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në vitin 2013.

Ai është shprehur se partia e saj duhet të kërkojë falje për gabimin që sipas tij e ka bërë në të kaluarën.

Ai e ka postuar një shkrim të Çitakut duke pretenduar se ishte bërë kur ishte nënshkruar Asociacioni në vitin 2013.

“Vlora u pat gëzuar fort kur u pat nënshkruar Zajednica me 2013. Në vend që sot ajo dhe subjekti i saj të kërkojnë falje e të ofrojnë mbështetje për të riparuar gabimin që kanë bërë, ajo pa pikë turpi akuzon qeverinë pse po pranon diçka që ata e nënshkruan”, ka thënë ai.

“Screenshot” i postuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj

Tutje Zulfaj, ka thënë se PDK dhe LDK po garojnë se kush mund të shkojë më poshtë, derisa shtoi se përfaqësuesi i BE-së, Joseph Borrel, në konferencën e mbrëmshme nuk e përmendi asnjëherë çështjen e Asociacionit.

“Më kontradiktor e jo-racional se kaq nuk mund të shkosh. Por ka një garë mes PDK e LDK se kush mund të shkojë më poshtë. Uroj ta fitojnë. Vlora e subjekti saj duhet të gëzohen që mbrëmë në mbi 1000 fjalë të thëna nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrel, askund nuk u përmend Asociacioni”, ka thënë ai.

Në fund këshilltari i kryeministrit ka thënë se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet”, ka shkruar ai.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së Asociacionit në vitin 2013, sipas tij u forcuan kriminelët.

“Qytetarët e Kosovës nuk i kishin borxh asgjë “vlorave” që nënshkruan Zajednicën dhe forcuan kriminelë si Radoicic e Veselinovic. Andaj sot, kurseni qytetarët. Ata ju njohin mirë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika