Këshilltari i Kurtit për marrëveshjet në Berlin: S’ka dyshime për zbatimin e tyre, presim që Serbia të jetë një akter i arsyeshëm

Këshilltari i Kurtit, Zylfaj ka treguar se marrëveshjet hyjnë në fuqi atëherë kur tre nga gjashtë palët deponojnë instrumentet e ratifikimit apo në përfundimin e procedurave të brendshme të tyre.Krahas kësaj, ai ka thënë se pret që Serbia që të jetë një akter i arsyeshëm në bashkëpunimin rajonal

Këshilltar i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj





Këshilltar i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e Procesit të Berlinit nuk ka dyshime për zbatimin e tyre ngase të njëjtat janë nënshkruar nga dëshira dhe vullneti i lirë i shteteve dhe krahas kësaj, të njëjtat janë negociuar tash e dy vite.

I ftuar në Five të RTV Dukagjini, Zulfaj ka thënë se me marrëveshjet e nënshkruara të enjten, do të shtyhet përpara bashkëpunimi rajonal përfitues të së cilit do të jenë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.

“Me marrëveshjet që kemi nënshkruar sot do të shtyhen përpara bashkëpunimi rajonal ku përfitues do të jenë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor. Qytetarët e Kosovës do të trajtohen në mënyrë të barabartë me qytetarët e Ballaknit Perëndimor”, ka deklaruar Zulfaj.

Krahas kësaj, ai është pyetur lidhur me pritshmërit e tij nga shteti serb, se a pret ky i fundit që marrëveshjet të respektohen nga ana e tyre.

“Jemi të interesuar që marrëveshje të tilla të respektohen dhe nuyk kemi dyshime se nuk do të zbatoheshin sepse shtetet kanë ardhur me vullnet të lirë e me dëshirë për t’i nënshkruar ato që i kanë negociuar për dyvite”, ka deklaruar ai gjersa ka thënë se “Presim nga Serbia që të jetë një akter i arsyeshëm në bashkëpunimin rajonal dhe këtë do e kërkojmë si antarë i procesit të Berlinit por edhe si antarë i Ballkanit Perëndimor”.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin

Zylfaj tregon se ndonëse nuk pati takime bilaterale, Kurti ka pasur takime në mes të sesioneve me pothuajse shumicën e liderëve të BE-së dhe atyre nga rajoni.

Lidhur me hyrjen në fuqi të marrëveshjeve, Zylfaj ka treguar se marrëveshjet hyjnë në fuqi atëherë kur tre nga gjashtë palët deponojnë instrumentet e ratifikimit apo në përfundimin e procedurave të brendshme të tyre.

Marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, këto janë tri marrëveshjet që janë nënshkruar nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Berlin.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika