Këshilltari i presidentes: Osmani u operua në spital privat ngase aty i punon xhaxhai

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se Osmani është operuar në institucionin privat, ngase axha i saj është i angazhuar aty, dhe ai kishte asistuar përgjatë ndërhyrjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ndërhyrja kirugjike e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nxiti reagime të shumta në vend, ngase ajo ishte operuar në një institucion privat.

Këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se Osmani është operuar në institucionin privat, ngase xhaxhai i saj është i angazhuar aty, dhe ai kishte asistuar përgjatë ndërhyrjes.

“Arsyeja pse Presidentja Osmani është operuar në spitalin ‘Aloka’ është ngase axha i Presidentes, kirurgu dr. Eshref Osmani është i angazhuar në këtë spital dhe ka qenë në përcjellje të gjendjes shëndetësore të Presidentes qe një kohë të gjatë. I njëjti ka asistuar gjatë ndërhyrjes kirurgjike. Dr. Osmani deri në pensionim ka punuar në QKUK, dhe ka një përvojë kirurgjike mbi 40-vjeçare. I njëjti e ka përcjellë me vite të tëra gjendjen shëndetësore të Presidentes, dhe për rrjedhojë nën këshillimin dhe mbikëqyrjen mjekësore të Dr. Osmanit është realizuar intervenimi kirurgjik në spitalin ‘Aloka’, meqë për shkak të pensionimit ai nuk punon më në QKUK. Ndërhyrja kirurgjike është realizuar në institucion shëndetësor të licencuar, i cili e ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga mjekët dhe stafi ndihmës vendor”, ka thënë Kupina, për RTV Dukagjini.

Krahas kësaj, ai ka thënë se është e drejtë e pacientit të zgjedhë mjekun dhe si rrjedhojë, sipas tij, nuk ka asnjë arsye të njollosen mjekët që punojnë në institucionet shëndetësore, qoftë ato publike apo private.

Ndërkaq, Kupina kishte theksuar se në mbi 90 për qind të rasteve, Presidentja Osmani dhe familja e saj marrin shërbime shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës, dhe se angazhimi i presidentes Osmani për fuqizimin e sektorit të shëndetësisë nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë asnjëherë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika