Këshilltari i Zelenskyy: Sulmet në Poloni s’janë aksidentale, por “përshëndetje” e planifikuar nga Rusia

Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane. Pas kësaj,  Podolyak ka thënë se regjimi terrorist rus duhet të ndalet dhe se një sulm i tillë, ishte një "përshëndetje" e qëllimshme nga Rusia

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se sulmi me raketa në Poloni nuk ishte një aksidental, por një “përshëndetje” e dërguar nga Rusia.

Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane. Pas kësaj,  Podolyak ka thënë se regjimi terrorist rus duhet të ndalet.

“Sulmet në territorin e Polonisë – jo aksident, por një ‘përshëndetje’ e qëllimshme e planifikuar nga Rusia, e maskuar si ‘gabim’. Kjo ndodh kur djalli shkon pa u ndëshkuar dhe politikanët angazhohen në ‘paqësim’ të agresorit. Regjimi terrorist rus duhet të ndalohet. Ngushëllime viktimave”, ka shkruar Podolyak, në Twitter.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Kjo ishte hera e parë që raketat ruse kanë rënë në Poloni.

Ndërkaq, NATO po koordinohet me Poloninë pas sulmit të raketave ruse kundër kësaj të fundit. Një gjë të tillë e ka thënë për BBC-në një zyrtar i NATO-s, i cili tha se po shqyrtojnë raportet me aleatin e ngushtë, Poloninë.

NATO koordinohet me Poloninë pas sulmit nga Rusia

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika