Këshilltari për Siguri Nacionale, Sullivan takon kryediplomatin kinez në Luksemburg

Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, i ka kaluar më shumë se katër orë gjatë të hënës në një takim me kryediplomatin kinez Yang Jiechi në Luksemburg, ku diskutuan për tema të ndryshme

Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan

Këshilltari për Siguri Nacionale në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ka mbajtur një takim me kryediplomatin kinez Yang Jiechi në Luksemburg, me të cilin ka diskutuar tema të ndryshme.

Ky takim sipas CNN ka zgjatur për më shumë se katër orë.

Sullivan ka ndjekur linjën e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, duke e shprehur haptazi brengën për veprimet agresive të Kinës përreth Tajvanit – duke paralajmëruar se nuk duhet ndihmuar Rusia në luftën që po e zhvillon në Ukrainë.

“Dyshja shprehën përkushtimin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, pavarësisht se kanë këndvështrime të ndryshme për çështje të ndryshme”, ka thënë një zyrtar amerikan, i cili e ka përshkruar takimin si produktiv.

Sullivan ka shprehur shqetësimin rreth vetos së Kinës, në rezolutën e iniciuar në Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Jake e ka bërë të qartë se janë në një zonë ku beson se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund të punojnë së bashku”, ka thënë zyrtari.

Takimi i Sullivan me Yang erdhi pas një telefonate në muajin e kaluar përpara vizitës së parë të Biden në Azi.

Shtëpia e Bardhë ka mbajtur një sërë angazhimesh gjatë javëve të fundit për të demonstruar angazhimin e saj ndaj Azi-Paqësorit, duke përfshirë pritjen e liderëve të Azisë Juglindore në Shtëpinë e Bardhë.

Këto hapa janë parë si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon, i cili ka qenë një shtytës kryesor i fokusimit të Bidenit në Azi.

“Sullivan nënvizoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të hapura të komunikimit për të menaxhuar konkurrencën midis dy vendeve tona”, thuhet nga Shtëpia e Bardhë.

Takimet e mëparshme midis Sullivan dhe Yang i kanë paraprirë telefonatave midis Biden dhe Xi, të cilët ende nuk janë takuar personalisht që kur Biden mori detyrën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika