Këshilltarja e Kurtit zbulon detajet e marrëveshjeve të Berlinit

Fëllanza Podrimja, këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detajet e marrëveshjeve të nënshkruara në Berlin nga gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Berlinit

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, Fëllanza Podrimja, ka zbuluar detaje nga marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

Ajo ka bërë të ditur se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit i udhëhequr nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin

Podrimja tha se pas dy vitesh u arrit një përparim më marrëveshjet e reja të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Ajo tha se të tri marrëveshjet duhet të sigurojnë udhëtim më vetëm me letërnjoftime brenda 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Së pari, pas dy vitesh negociata u arrit një përparim me marrëveshjet e reja të Tregut të Përbashkët Rajonal: Të tre marrëveshjet duhet të sigurojnë udhëtimin me ID brenda rajonit BP6, njohjen e kualifikimeve akademike dhe njohjen e kualifikimeve për profesione të caktuara”, ka thënë ajo.

Podrijma njoftoi paketën mbështetëse për energji prej 1 miliardë euro nga Bashkimi Evropian. Ku si masë të parë Kosova do të marrë rreth 75 milionë euro ndihmë direkte.

“Së dyti, presidenti Von der Leyen njoftoi një paketë të mbështetjes energjetike prej 1 miliard euro grante të BE-së. Si masë e parë, Kosova do të marrë 75 milionë ndihmë direkte, të cilat do t’i përdorë për të adresuar pasojat imediate të krizës energjetike”, ka vijuar ajo.

Ndërkaq, ajo ka vazhduar me marrëveshjen e tretë që u nënshkrua në këtë Samit, e që përfshinë një Deklaratë për Bashkëpunimin për Sigurimin e Energjisë, për të manifestuar në këto shtet të Ballkanit Perëndimor Agjendën e Gjelbër,

“Së treti, udhëheqësit e BB6 miratuan një Deklaratë për Bashkëpunimin për Sigurinë e Energjisë, duke u angazhuar për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe duke kontribuar kështu në një diversifikim më të madh të energjisë dhe energji më të pastër”, ka thënë Podrimja.

Podrimja tha që Procesi i Berlinit siguron që rajoni i 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor të thellohet bashkëpunimi ndërmjet tyre dhe integrimit në BE.

Ajo e quajti historike që gjashte liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidhen për të diskutuar mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik.

“Procesi i Berlinit siguron që rajoni i Gjashtës së BB-së të thellojë bashkëpunimin e tij dhe të kalojë rrugën e tij drejt BE-së (integrimit). Është historike që Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidhen për të diskutuar dhe rënë dakord mbi bashkëpunimin politik dhe ekonomik”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika