Këta dy lojtarë të Superligës kanë mundur të ftohen nga Kosova, thotë “Profa”

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, ka thënë se për dy ndeshjet e qershorit kanë mundur të ftohen Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi.

“Dardanët” do të zhvillojnë dy takime shumë të rëndësishme për kualifikimet e EURO 2024 ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, më 16 dhe 19 qershor.

Sipas Sokolit, në listën e 24 futbollistëve kanë mundur të jenë edhe Dellova dhe Krasniqi. Ai përmendi gjithashtu Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxhën.

“Prezent është dashur me qenë edhe Daku, edhe Hoxha, ndoshta edhe Dellova. Ka mundur të jetë edhe Ilir Krasniqi, pasi është me të vërtetë një futbollist me potencial. Ka edhe futbollistë të tjerë që mund të jenë prej kampionatit të Kosovës prezent aty,” tha “Profa”.

“Së paku t’i motivojmë futbollistët të cilët në një të ardhme do të mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës,” nënvizoi ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika