Premier League ka njoftuar se do të mbahet një minutë heshtje para të gjitha ndeshjeve të ligës së lartë që do të zhvillohen këtë fundjavë, si shenjë respekti ndaj mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.
Në të shtatë ndeshjet e Premier League që do të zhvillohen këtë fundjavë, himni kombëtar, “God Save the King”, do të dëgjohet gjatë një minute heshtjeje.
Ndërsa në minutën e 70-të, tifozët do të ftohen të duartrokasin, një referencë për mbretërimin 70-vjeçar të Mbretëreshës, raporton BBC.
Shtatë ndeshje të ligës angleze do të zhvillohen këtë fundjavë, të cilat do të jenë ndeshjet e para që nga vdekja e Mbretëreshës.
Ndërkaq, ndeshjet e fundjavës së kaluar janë shtyrë në shenjë respekti.
Premier League dhe Liga angleze e futbollit (EFL) kishin shtyrë rundin e ndeshjeve pas vdekjes së Mbretëreshës, të cilat ishin paraparë të mbaheshin javën e kaluar.
Në një deklaratë, Premier League kishte bërë të ditur se “Në një takim këtë mëngjes, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.
Kjo vizitë erdhi për ta nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin, dhe si shenjë respekti.
Shefi Ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, kishte thënë “Ne dhe klubet tona dëshirojmë të bëjmë homazhe për shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së Saj për vendin tonë”.
Pothuajse në të gjitha ndeshjet e Ligës së Futbollit u luajt himni kombëtar. Një “periudhë heshtjeje” u mbajt në ndeshjet e EFL si dhe në ndeshjen Liverpool-Tottenham në Ligën e Kampionëve.
Ka edhe gjashtë ndeshje të tjera të Kampionatit EFL të mërkurën, ndërsa Chelsea, Manchester City dhe Rangers janë në aksion në Champions League.
Ndeshjet e para të fundjavës në Premier League janë të premten, ndërsa Aston Villa pret Southampton dhe Fulham udhëtojnë në Nottingham Forest.