Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca.
Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se seanca e parë do të mbahet të mërkurën e 22 shkurtit, duke filluar nga ora 12:00, e cila do të ketë në rend dite shqyrtimin e disa pikave të papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërsa seanca e rregullt do të mbahet të enjten.
“Mbledhja e rregullt e kryesisë caktoi dy seanca të radhës, njëra më 22 shkurt, ditën e mërkurë në ora 12:00, ku në rend dite do të jenë katër marrëveshje ndërkombëtare, ndërkaq seancë e re do të mbahet më 23 shkurt ditën e enjte, përveç pikave të rregullta do të shqyrtohen tri marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë Kusari-Lila.