Këtë javë mbahen tri seanca plenare, në rend dite Vettingu e marrëveshjet ndërkombëtare

Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur të hënën ka marrë vendim që këtë javë të mbahen tri seanca plenare

Mimoza Kusari - Lila në konferencë për media, foto EO.

Gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë tri seanca parlamentare.

Kështu ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Kusari-Lila ka thënë se të enjten do të mbahen dy seanca, ku në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Nga mbledhja e rregullt e Kryesisë me Grupet Parlamentare u dakorduam që për këtë javë Kuvendi të mbajë tri seanca plenare. E para është të mërkurën e cila do të vazhdojmë me seancën e papërfunduar. Ditën e enjte seanca e re është në ora 10:00, plotësim-ndryshimet e Kushtetueses sa i përket Vettingut. Vazhdon seancë tjetër të enjten në ora 10:30, vazhdohet me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo.

E sa u përket marrëveshjeve ndërkombëtare, ajo ka deklaruar se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Sot është diskutuar shkurt çështja e votimit në seancë të marrëveshjeve ndërkombëtare, LDK-ja dhe AAK-ja do t’i votojnë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa, të shtunën do të ketë seancë solemne për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika