Këtë javë përfundojnë dy raporte inspektuese për vrasjen e 35 vjeçares

Përveç me hetimin e vrasjes së 35 vjeçare shtatzënë Hamide Magashit, Prokuroria tashmë është duke u marr edhe me hetimin e zyrtarëve policor të suspenduar për shkak të dyshimeve se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare e kanë falsifikuar dokumente në rastin e saj. IPK-ja nuk ka treguar nëse ka edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë rast, derisa ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se brenda javës bëhen publike raportet e inspektimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, tashmë është duke shqyrtuar dyshimet e ngritura nga Inspektorati Policor i Kosovës, për zyrtarët policor të suspenduar pas vrasjes së Hamide Magashit.

Nga Prokuroria thanë se nuk mund të japin shumë detaje për rastin, porse tashmë janë duke u marr me të.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’i njoftojmë se Prokuroria është në fazë të shqyrtimit të kësaj çështjeje dhe do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës, rekomandoi suspendimin e 4 zyrtarëve policor, në Lipjan për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare e falsifikim të dokumentit, në rastin e urdhër mbrojtjes ndaj Hamide Magashit, para se të vritej. Nga ky Inspektorat as nuk kanë mohuar e as pohuar nëse ka të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ka njoftuar prokurorinë për veprimet hetimore dhe të gjeturat nga këto veprime hetimore. Në këtë fazë të hetimit nuk mund të paragjykohet për numrin e të dyshuarve në këtë rast  si dhe nuk mund të shpalosen detaje që mund të ndikojnë në integritetin e procesit hetimor. Veprimet e mëtutjeshme hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Tashmë nga puna janë larguar për të paktën një periudhë, komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Naser Sinani, një rreshter dhe dy hetues policorë.

Ministrja Albulena Haxhiu, thotë se njëjtë do veprohet edhe me të tjerë që nuk kanë kryer detyrat e tyre.“Sa i përket rastit të së ndjerës Hamidës ne jemi në pritje të dy raporteve kane thënë se gjatë kesaj jave i dërgojnë deri në fund të javës sapo ti kemi sigurisht qe do të ndajmë informacione”, ka thënë Haxhiu.

Hamide Magashi nga komuna e Lipjanit, u vra nga ish-burri i saj, Sokol Haliti në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë. E njëjta kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi që e kishte lajmëruar atë në institucionet e sigurisë për dhunë në familje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika