Këtë javë të ulen temperaturat, pritet edhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë pritet mot i paqëndrueshëm, si pasojë e masave të lagështa të ajrit.

Kjo do të sjellë reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në disa zona parashihen kushte për reshje bore.

Për ditën e hënë: Moti do të jetë i vranët me riga shiu, ndërsa në viset e larta, sidomos në perëndim, mund të ketë edhe reshje bore. Temperaturat minimale do të jenë mes 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 6 dhe 10 gradë.

Të martën: Parashikohet mot i përkohshëm me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga shiu në disa vende. Temperaturat minimale do të luhaten nga minus 4 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të variojnë mes 4 dhe 7 gradë.

Të mërkurën: Moti do të jetë me diell, ndërsa temperaturat minimale do të jenë mes minus 3 dhe minus 1 gradë Celsius. Maksimalet do të arrijnë mes 8 dhe 12 gradë Celsius.

Të enjten: Moti mbetet i ngjashëm me diell, por temperatura pritet të rritet, me maksimalet që mund të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.

Të premten: Parashikohet mot i vranët, me intervale të diellit. Temperaturat minimale do të luhaten mes 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 14 dhe 18 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika