Këtë të diel mbahet mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë

Këtë të diel, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

Foto ilustrim: Kxvin





Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, këtë të diele duke filluar nga ora 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu, duke filluar nga ora 10:50 do të vijoj edhe fjalimi i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se pavarësisht që janë dy shtete të ndara mbledhja në Kuvendin e Shqipërisë paraqet një simbolikë për të treguar se të dyja vendet kanë qëllime të përbashkëta në interes të kombit.

Krahas kësaj, ai ka folur edhe për një aktivitet për Kosovën që po realizohet për herë të parë në Shqipëri.

“Në Tiranë po zhvillohet edhe java e kulturës e Kosovës, që ka aktivitete të ndryshme brenda një jave në kryeqytetin e Shqipërisë që është një risi krejt e veçantë që për herë të parë po organizohet një gjë e tillë. Festat janë kudo, janë në Prishtinë, në Tiranë, në Vlorë, në Shkodër, në Prizren e kudo. Është një atmosferë gjithëpërfshirëse dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen edhe në Mal të Zi edhe në Shkup”, ka thënë ai.

Në shënim të këtij përvjetori, do të mbahen edhe aktivitete të tjera kulturore. Mbrëmë është mbajtur një koncert, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

Ndërkaq, më 20 qershor, Rama u prit nga Garda e Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë. Ishte po e njëjta datë kur kryeministri Rama paralajmëroi Kuvendin e përbashkët në mes dy qeverive.

Pas takimit të tetë të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, janë nënshkruar 19 marrëveshje.

Ndryshe, të hënën e 28 nëntorit Qeveria e Kosovës e ka bërë publike agjendën, duke filluar nga ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Gjithashtu, duke filluar nga ora 12:00 e deri në 14:00, në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.

Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, nga ora 17:00 do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Ndërsa, në orën 19:00 pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.

Më 30 nëntor, në ora 11:00 homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 – 13:00 në Kukës.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika