Këtë të shtunë, opozita do të protestojë në Shqipëri

Protesta e dytë kombëtare e thirrur nga opozita, pritet të mbahet të shtunën e 12 nëntorit nga ora 16:00, në të cilën, do të ketë fjalime, paraqitje të skenarit dhe moto të shumta nga populli opozitar





Këtë të shtunë të 12 nëntorit, në orën 16:00, do të mbahet protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë.

Për mbarëvajtjen e kësaj proteste do të angazhohen rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore do të jenë të mbyllura që nga ora 15:00.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe organizatorët e kësaj proteste, po e mbajnë sekret skenarin e protestës.

Megjithatë, siç raporton Top Channel, Berisha në një intervistë ka thënë se populli opozitar është kundër kësaj qeverie, dhe do të përdor të gjitha metodat e mosbindjes dhe do të shpallë moton në këtë protestë.

“Kërpudha nuk është problem, Rama është kërpudha më toksike e planetit”, ka thënë Berisha për Tch.

Gjersa ka theksuar se koha e caktuar nga policia për protestë mund të ndryshojë, sipas tij, policia nuk duhet të revoltojë protestuesit dhe duhet t’i lërë ata të shprehin zemërimin e tyre ndaj qeverisë.

Njashtu, Berisha ka bërë të ditur se policia ka dhënë vetëm dy orë leje për të protestuar, por sipas tij, protesta do të zgjasë sa të dojë populli opozitar.

Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga opozita, në të cilën, të ftuar janë socialistët e zhgënjyer dhe aty do të jenë edhe bashkë Ilir Meta dhe Sali Berisha, kështu ka bërë të ditur Top Channel.

“Të gjithë janë ftuar në protestë veç Lulzim Bashës,  ai duhet të sqarojë akuzën e tij, hetimi vijon , nëse i takon të hyjë brenda ose të shpallet i penduar i drejtësisë”, ka thënë Berisha.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika