Përderisa çmimi i benzinës mbetet i njëjti, ai i naftës ka rënë për 1 cent.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila i ka kumtuar çmimet e karburanteve, përmes një postimi në Facebook.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se deri të martën në orën 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.75 euro për litër, ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.69 euro për litër.
Njëherësh, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 cent për litër.
Sipas MINT, ky vendim është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të karburanteve.