Dhjetë veshjet në modë për vjeshtën dhe dimrin e këtij viti

Përderisa vjeshta po afrohet dhe ndryshimet klimatike do të jenë të pranishme, dizajnerët e modës kanë bërë të pamundurën për të krijuar modelet më të mira dhe të përshtatshme për stinën e vjeshtës dhe dimrit

Ende në mendje kemi pandeminë globale, ndërsa industria e modës u bëri jehonë ndjenjave për të krijuar modën më të mirë të vjeshtës dhe dimrit 2022.

Georgio Armani e mbajti shfaqjen e tij në Milano në heshtje. Marka të shumta, të mëdha e të vogla, bënë donacione dhe folën për rëndësinë e krijimtarisë përballë autokracisë.

Pika të tjera më të rëndësishme gjatë krijimit të modës së vjeshtës janë; rrjedhshmëria gjinore, apeli seksual, pozitiviteti i trupit.

Kjo modë e krijuar nga dizajnerët u kushton më shumë rëndësi xhaketave, fundeve, çizmeve, veshjeve nga lëkura, fustanëve dhe takneve.

Dhjetë trikat më të bukur të vjeshtës dhe dimrit 2022:

  1. Tank i thjeshtë i bardhë- Kjo vjeshtë do të shoqërojë gjininë femërore me tanka të tilla të cilat në Bottega Veneta, i sapoardhuri Matthieu Blazy i preu nga lëkura e hollë si letra, në Prada ato ishin të shënuara me logon trekëndore të shtëpisë dhe në Loewe ato erdhën prej gome dhe transparente. Zakonisht këto kombinohen me fund apo pantolla të lëkurës.
Ilustrim

2. Më e thjeshta në këtë gardërobë që po prezantohet është e quajtura “Xhaketë e fluturimit. Konsiderohet që është një hero i veshjeve të sipërme që mund të vishni nga  mëngjesi deri në drekën apo deri në mbrëmje. Ka pasur përditësime të ndryshme luksoze për vjeshtë”, por përsëritjet e këtij stili vintage, të mëdha janë gjithashtu të dukshme.

Ilustrim

3. E treta në radhë është vendosja e korsetit, që thekson linjat trupore, me theks tek beli.  Dizajnerë të shumtë ndërtuan belin me korse në siluetat e tyre për vjeshtë, ndërsa Dior dhe Balmain shkuan një hap më tej dhe i dhanë paneleve korse një avantazh futuristik, duke i formuar ato në metal dhe duke rritur vetitë e tyre mbrojtëse, por edhe provokuese.

Ilustrim

4. Mbledhja e thurur- është veshje e krijuar nga leshi, që shoqërohet me aksesorë, ngjason me veshjet e viteve ’90, por preferohet për këto kohë që moda e atëhershme po rikthehet.  Cilado qoftë preferenca juaj; trikot, fustanet me pulovra, batanijet, pulovrat me dy copa bëhen nga ky material .

Ilustrim

5.Moda nuk është asgjë sot, nëse nuk përfshin fundat dhe minifundat. Janë shumë të përshtatshëm kur vishen me pallto. Këto punohen nga gëzofi dhe pëlhura. Kështu këta funda njihen ndryshe si maxi, që kanë rënë shumë në sy kohëve të fundit.

Ilustrim

6. Y2K, nuk do të besoni që simbolizon fundet apo mini që quhen ndryshe. Jo vetëm për sport si tenisi mund të vishen këta mini, ata janë të këndshëm gjatë vjeshtës sidomos kur shoqërohen me xhaketë.

Ilustrim

7.Shpatullat e forta po shfaqen në kontinente të shumta në botë. Quhet kështu sepse në fakt kjo është vetëm një xhaketë, e cila shkëlqen kur vishet me fund të shkurtër apo fustan seksi.

Ilustrim

8. Një model në modë është shfaqja e lëkurës përmes veshjes.  Kjo paraqet një veshje, tërheqëse, joshëse dhe e përshtatshme më shumë për modelet që duhet ekspozuar linjat trupore.

Ilustrim

9.Veshja nga lëkura që tri vite është në modë, por tashmë janë përhapur shumë fundat, minifundat, fustanet dhe minifustanet nga lëkura.  Madje tashmë edhe xhaketat e tipit të lëkurës janë ‘in’.

Ilustrim

10. Dizajnerët kanë investuar shumë për krijimin e një veshje si kjo e fundit, e mahnitshme, unike dhe shkëlqyese. Duke qenë se gjatë festave të fundvitit koktejet dhe organizimet shoqërore janë të theksuara atëherë kjo është e duhura për mbledhje të tilla. Theksojmë se kjo ka qenë modë edhe në vitin 1970.

Ilustrim 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika