Këto janë skuadrat që do ta përfaqësojnë Kosovën në video-lojërat CS:GO dhe Dota 2

Sapo kanë përfunduar turnetë vendor të organizuar nga Federata eSports Kosova, ku skuadrat garuan në tri video-lojëra të ndryshme

Sapo kanë përfunduar turnetë vendor të organizuar nga Federata eSports Kosova, ku skuadrat garuan në tri video-lojëra të ndryshme.

Gjithsej tre turne kualifikues për ta mësuar se kush do ta përfaqësoj Kosovën në gara të ndryshme, u organizuan në CS:GO, Dota 2 dhe eFootball.

Lojtari që do ta përfaqësoj Kosovën në video-lojën eFootball, është Genci “Genci45” Shala.

Ndërkaq në CS:GO dhe Dota 2, garuan skuadrat më të mira të vendit, ku vetëm skuadrat fituese do të jenë ato që do të kenë mundësi të garojnë në Kampionatin Botëror.

Turneun e Dota 2 e fitoi, Team Kosova me përbërje: Cpirra, Noki, weatherbeaten, FLLO, Sadpk.

Ndërsa turneun e CS:GO e fitoi ekipi Mix Team me përbërje: v1w, cerber, gejmzilla, Makaze, ammar.

Fituesit e turneve do të kenë mundësi ta përfaqësojnë Kosovën në garat regjionale, si dhe do të mund të kualifikohen në Kampionatin Botëror në Iasi, Rumani.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika