Kevin McCarthy, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, njofton dorëheqjen

Ligjvënësi republikan, Kevin McCarthy, njoftoi të mërkurën se do të japë dorëheqje në fund të vitit

Dy muaj pas shkarkimit historik si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan, Kevin McCarthy, njoftoi të mërkurën se do të japë dorëheqje në fund të vitit.

Njoftimi shënon fundin e karrierës në Kongres të përfaqësuesit të Kalifornisë, dikur pronar ushqimoreje në Bakersfield, i cili ngjiti shkallët e politikës shtetërore dhe kombëtare duke u bërë ndër figurat më të rëndësishme në Uashington përpara se një grup konservatorësh të vijës së ashpër ta shkarkonin atë në muajin tetor.

58-vjeçari McCarthy është i vetmi kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në histori që është shkarkuar.

“Pa marrë parasysh shanset apo kostot personale, ne bëmë gjënë e duhur”, shkroi McCarthy në gazetën “The Wall Street Journal”, duke njoftuar vendimin për largimin nga Kongresi.

“Në këtë frymë unë kam vendosur të largohem nga Dhoma e Përfaqësuesve në fund të këtij viti për t’i shërbyer Amerikës në mënyra të reja”, shkroi ai.

Largimi i tij ngushton edhe më tej shumicën tashmë të vogël të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve. Javën e kaluar Kongresi votoi për ta përjashtuar ligjvënësin republikan nga Nju Jorku, George Santos, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion.

McCarthy u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në janar të vitit 2007 pasi shërbeu në Asamblenë e Kalifornisë, ku shërbeu si udhëheqës i pakicës./VOA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika