Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka thënë se është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe përgjegjësit për shpërthimin në Ibër-Lepenc të sillen para drejtësisë.
KFOR-i ka dënuar ashpër sulmin në tubacionin e ujit në Zubin-Potok, “i cili pati një ndikim të madh në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës”.
“Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë. Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media të shtunën.