KFOR-i amerikan patrullon në veri

KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë kanë zhvilluar patrullime në pjesën veriore të Kosovës, si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Në njoftimin e publikuar, KFOR-i thekson se këto përpjekje janë pjesë e misionit të tij të përditshëm për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe duke siguruar lirinë e lëvizjes.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR-it të udhëhequr nga NATO bënë sigurim dhe patrullime në veri të Kosovës si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.

Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika