KFOR-i amerikan trajnon anëtarët e shërbimit të kërkim-shpëtimit malor të Kosovës

KFOR-i amerikan ka trajnuar anëtarët e shërbimit të kërkim-shpëtimit malor të Kosovës. Për të dhënë detaje për këtë trajnim, në emisionin "Rreth e Rrotull" ishte i ftuar Ilir Zhegrova nga ky shërbim

Ilir Zhegrova nga shërbimi i kërkim – shpëtimit malor të Kosovës

Anëtarët e shërbimit të kërkim – shpëtimit malor të Kosovës së fundmi kanë pasur një trajnim me KFOR-in amerikan.

Për të biseduar më shumë rreth këtij trajnimi, në studion e emisionit “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ishte i ftuar Ilir Zhegrova nga shërbimi i kërkim – shpëtimit malor të Kosovës.

Ai ka thënë se ky trajnim është mbajtur në kampin Bondsteel, dhe se kishin një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in amerikan, e po ashtu që kishin krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me ta.

“Jemi ftuar të marrim pjesë në trajnim. Trajnimi ka qenë për anën medikale, pjesa e ndihmës së parë. Sesioni i dytë ka qenë për punën e helikopterit, ku nuk mund të mbërrijmë me veturë në pjesë shkëmbore dhe malore dhe si duhet të përdoret helikopteri”, ka thënë Zhegrova.

Zhegrova ka thënë se gjatë trajnimit të djeshëm me helicopter ishte mot i ftohtë, dhe se fryma e era e vështirësonin qëndrimin nën helikopter.

“Çfarë kemi mësuar dje është se pozicionimi i helikopterit është koordinimi me njerëzit poshtë, sesi duhet të pozicionohet helikopteri që të mos shkaktojë dëme. Nëse një helikopter nuk ka një pistë të caktuar për aterim atëherë duhet të i’a ndertojmë vetë një pistë, dhe t’i japim të gjitha urdhëresat se si të jetë pozicionimi i tij në hapësirë me ne”, ka treguar Zhegrova nga shërbimi i kërkim – shpëtimit malor të Kosovës.

Për më shumë informacione, mund ta shikoni videon më poshtë:

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika