KFOR-i bisedon me protestues dhe drejtues të Listës Serbe

Përfaqësuesit e KFOR-it kanë biseduar me protestuesit dhe drejtuesit e Listës Serbe në Zveçan. Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka kërkuar që ushtarët e KFOR-it të vendosen në rrugët kryesore të Zveçanit për të parandaluar arrestimin e serbëve nga Policia e Kosovës. Përfaqësuesit e KFOR-it kanë kërkuar garanci të forta se veprime të dhunshme si ato të ditës së hënë nuk do të përsëriten

Foto nga Zveçani. Autor: Sylejman Sylejmani
Foto nga Zveçani. Autor: Sylejman Sylejmani

Perfaqësues të KFOR-it kanë biseduar me protestues dhe drejtues të Listës Serbe në Zveçan.

Nga Goran Rakiq, kryetar i kësaj partie, është shtruar kërkesa që ushtarët e KFOR-it të vendosen në rrugët kryesore të Zveçanit, për të parandaluar arrestimin e serbëve nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Foto nga Zveçani. Autor: Sylejman Sylejmani
Foto nga Zveçani. Autor: Sylejman Sylejmani

Këtë kërkesë, përfaqësues të KFOR-it thanë se do ta shqyrtojnë, por kanë kërkuar garanci të forta se veprime të dhunshme sikur ato të ditës së hënë, të mos përsëriten më.

Ata kanë rikujtuar se gjatë asaj dite, ishte diskutuar për gati 8 orë me ta, dhe në fund të ditës, ishin afër 30 ushtarë të plagosur, çka sipas tyre është e papranueshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika