KFOR-i i gatshëm ta mbështesë Policinë në Veri

Pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të mbështetur Policinë e Kosovës në rast nevoje apo kërkese.

Sipas një përgjigje dhënë për REL, KFOR thuhet se ka dënuar ashpër sulmet kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Ne presim nga të gjitha palët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet pa nevojë dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i fokusuar në “sigurimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.

Policia sulmohet me armë dhe granata, Sveçla e quan akt terrorist

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika