KFOR-i i kthen përgjigje Serbisë për 1 mijë trupa, nuk dihet përmbajtja

Pasi Serbia i bëri kërkesën KFOR-it që t’i sjellë 1 mijë trupa të saj në Kosovë, ky mision i ka kthyer përgjigje. Por, përmbajtja e saj nuk dihet. Në disa media serbe është raportuar se përgjigja është pozitive, mirëpo KFOR-i nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së dokumentit të kthyer. Kurse, sipas anëtarëve të Komisionit parlamentar për Siguri në Kosovë, kërkesa e Serbisë nuk ka mundësi të aprovohet

Trupat e KFOR-it në veri të Kosovës. Foto Reuters

Serbia kishte bërë kërkesë që një mijë trupa ushtarake dhe policore saj t’i sjellë në Kosovë.

Kjo kërkesë i ishte drejtuar KFOR-it, e cila për tri javë ishte shqyrtuar.

Misioni të premten i ka dorëzuar Beogradit përgjigjen, por nuk ka treguar se çfarë përmban ajo.

“Mund të konfirmojmë se përgjigja e KFOR-it ndaj kërkesës serbe është përcjellë, por nuk hyjmë në detajet e korrespondencës së NATO-s. KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”, kanë thënë nga KFOR-i.

Pavarësisht kësaj, janë mediat serbe që kanë raportuar se përgjigja e KFOR-it është pozitive, pavarësisht që zyrtarët e institucioneve të Serbisë nuk janë deklaruar rreth përmbajtjes së përgjigjes.

Gjithsesi, anëtarë të Komisionit parlamentar për Siguri në Kosovë po konsiderojnë që kthimi i trupave serbe në Kosovë është një gjë e pamundur.

Kryetari i këtij komisioni, Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje vlerëson që kërkesa është pjesë një spektakli të krijuar nga Beogradi.

“Është e pakuptimtë që një ushtri që ka kry gjenocid në Kosovë të kthehet prapë dhe kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë dhe përgjigje me siguri është në këtë frymë, pra nuk pranohen trupa serbe në Kosovë sepse këtë gjë ata e dinë prandaj krejt kjo është një show i tyre për konsum të brendshëm politik dhe asgjë më tepër”, ka thënë Dugolli.

Dugolli tregon edhe arsyen pse një gjë e tillë është e pamundur.

“Çdo trup e huaj në Kosovë, shkon përmes marrëveshjeve që shteti I Kosovës do ti bënte në këtë rast nuk behet fjalë për asnjë marrëveshje me Serbinë sepse ajo nuk e njeh Kosovën”, ka shtuar Dugolli.

E, këtë situatë e quan lojë, anëtari i këtij komisioni nga PDK-ja, Hisen Berisha.

Edhe ai thotë se është i pamundur kthimi i trupave serbe.

“Kjo thjeshtë është një lojë të cilën e besoj që NATO nuk bjen në këtë provokim dhe besoj që përgjigja ka qenë e papërshtatshme për vet Serbinë, ky spektakël medial që po bëhet është vetëm për konsum të brendshëm politik atje”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë, Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka shkruar lidhur me këtë kërkesë të Serbisë duke thënë se Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë nga KFOR-i, sepse po të ishte ndryshe, sipas saj, Serbia do të ngutej për ta publikuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika