KFOR-i: Jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

"Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë", thuhet në njoftimin e KFOR-it

Pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë

KFOR-i ka bërë të ditur se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, KFOR-i ka njoftuar se këtë është duke e bërë në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sot, në një adresim para Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se viti që po kalon ka qenë një periudhë e vështirë për shtetin.

Por, ajo ka theksuar se Kosova do të mbrojë kufijtë e saj me çdo kusht, dhe se duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë sfidave të sigurisë.

Presidentja Osmani ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim për të kundërshtuar synimet e errëta të Serbisë.

“Por, pavarësisht nga këto synime të Serbisë, ne jemi këtu, siç kemi qenë në periudhat e hershme të historisë, siç kemi qenë këtu më 24 shtator dhe do të jemi çdo ditë e përgjithmonë për t’u bërë gardianë të Republikës sonë. Ne jemi pak për të qenë të ndarë dhe me qëndrime të dallueshme për situatë si kjo, kur vetëm uniteti është përgjigjja e duhur për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë, këtë rrezik nuk e kemi kaluar, ndaj nuk duhet t’i nënshtrohemi ndarjes së dallimeve, por të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë  përballje me Serbinë, e të qëndrojmë këmbëngulës dhe të palëkundur kundrejt sfidave të sigurisë”, ka deklaruar Osmani në Kuvend.

Osmani ka përmendur sfidat e sigurisë, duke theksuar sulmin e 24 shtatorit, ku një grup terrorist u përfshi në një akt agresioni, me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Ju flas në një fund të një viti jo të lehtë për shtetin tonë. Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi, në veçanti në fushën e sigurisë, meqë me 24 shtator Kosova u përball me situatën më të rrezikshme që nga pavarësia e saj. Një grup terrorist dhe paramilitar i financuar, trajnuar dhe i mbështetur nga Serbia, e mbi të gjitha i urdhëruar nga lidershipi i këtij shteti, kreu akt agresioni me planin e qartë që të aneksohet veriu i Kosovës dhe të shkaktohet destabilizim, jo vetëm i vendit tonë, por edhe i gjithë rajonit”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka akuzuar Serbinë për financim, trajnim, dhe mbështetje të grupit terrorist, duke shtuar se ky sulm është pjesë e planeve hegjemoniste të fqinjit verior.

Në këtë kohë të vështirë, ajo ka thënë se Kosova ka humbur dëshmorin Afrim Bunjaku, i cili u bë hero dhe dëshmor për mbrojtjen e integritetit të shtetit.

Osmani ka vlerësuar se Serbia nuk është e interesuar për një paqe të qëndrueshme dhe se politika e sotme e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është vazhdim i politikave të Millosheviqit.

Osmani: Rreziku nga Serbia s’ka kaluar, Kosova do t’i mbrojë kufijtë me çdo kusht

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika