Pasi situata në Komunën e Zveçanit është stabilizuar njësitet e KFOR-it janë larguar nga objekti i komunal.
Kështu kanë bërë të ditur nga KFOR- për mes një njoftimi, ku theksohet se njësitet do të kryejnë patrullime të rregulla në Zveçan.
“Situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitet nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit KFOR më nuk do të jenë prezentë në ndërtesën e Komunës. Por, do të mbesin në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.
KFOR-i ka theksuar se do të vazhdojë të implementojë mandatin e saj.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkohë, pikërisht në Zveçan, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se persona të panjohur kanë djegur një flamur të Kosovës.
Kjo u bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, ku theksohet se rasti është hapur si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.
“Zveçan 24.02.2024-15:35. Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport.
Për këtë rasti ka dhënë detaje zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani,.
“Disa të rinj serbë gjatë ditës së djeshme e kanë djegur një flamur të Kosovës. Ata janë parë duke e djegur flamurin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka treguar Elshani.
Kujtojmë se mu në maj të vitit 2023, në komunën e Zveçanit, u zhvilluan përplasje të ashpra mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë. Këto përplasje rezultuan në lëndime të rënda për mbi dyzet ushtarë të KFOR-it.