KFOR-i e ka larguar edhe kamionin e dytë te Shkëmbi i Dudës në Zveçan.
Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit, i cili po vazhdon të qëndrojë në veri të Kosovës, në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës, vazhdon të raportojë lidhur me operacionet e KFOR-it, të cilat kanë për qëllim lirimin rrugëve të bllokuara.
Pas kamionit të parë të larguar më herët të martën, edhe ai i dyti është larguar.