KFOR-i largon kamionin e parë te Shkëmbi i Dudës në Zveçan

Tashmë KFOR-i ka larguar kamionin e parë tek vendi i njohur si Shkëmbi i Dudës në Zveçan, në veri të vendit

Ekipi i gazetarëve nga RTV Dukagjini është duke qendruar në veri të vendit, në lokacionin e njohur si Shkëmbi i Dudës dhe po raportojnë rreth operacioneve të KFOR-it, që po bëhen për t’i liruar në tërësi rrugët e bllokuara.

Tashmë është larguar kamioni i parë nga KFOR-i në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës. Po ashtu, janë duke larguar edhe dheun që është në kamionë.

Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë ka bërë të ditur se janë duke i kryer disa operacione në veri të Kosovës, për ta mundësuar në tërësi lëvizjen e lirë.

“Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, ka nisur edhe largimi i kamionit të dytë me ç’rast, ekipi i RTV Dukagjinit sjell pamje direkt nga terreni.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika